EMRI/ Kapet në Tiranë 45-vjecari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Aktualitet

Në vijim të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar banues në kryqeytet.

Policia bën me dije se shtetasi Adriano Ademi është dënuar nga Gjykata e Pordenones në Itali me 9 vjet dhe 5 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policise

Më datë 20.10.2017, shërbimet e D.V.P. Tiranë kapën shtetasin në kërkim ndërkombëtar Adriano Ademi, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Pordenones Itali, me vendimin Nr.24/2017 SIEP, datë 18.09.2017, e ka dënuar me 9 vjet dhe 5 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradim drejt Italisë do të kryhen nga Interpol Tirana.

ME TE LEXUARAT