Kapet mat me cigare, Edgar Çani i Partizanit kundër rregullores (Foto)

Sport

Partizani ka vazhdu ar dje përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajë në kampionat ndaj Flamurtarit, të dielën në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Me skuadrën është bashkuar edhe trajneri Mark Iuliano, i cili ka qenë prej pak ditësh në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, prej disa javësh, trajneri nuk ka pasur të gatshëm sulmuesin e afruar me bujë gjatë merkatos, Edgar Çani, i cili ka një dëmtim disi enigmatik që e ka që nga periudha kur luante në Itali dhe nuk e ka kaluar ende tërësisht.

Lojtari aktualisht është në një periudhë rikuperimi, por kjo nuk e ka penguar që të tymosë një cigare në rrugët e kryeqytetit. Në fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, duket ish-sulmuesi i Kombëtares që është duke ecur i vetëm, i veshur sportiv dhe duke pirë një cigare, e cila ndoshta tregon se momenti që po kalon, duke mos qenë në fushën e lojës, nuk është shumë i lehtë për të.

PRECEDENTËT – Por, Çani nuk është i vetmi lojtar profesionist që konsumon cigare, e cila natyrisht që nuk është e lejueshme për futbollistët që janë në aktivitet. Por, ka edhe nga ata lojtarë apo ish-lojtarë që kanë konsumuar duhan edhe në kohën që kanë qenë në aktivitet dhe kjo nuk është një sekret.

Nëse do të kërkonim shembuj ato janë të pafundme, duke nisur nga Bufon, Inzagi, Baloteli, Vieri, Viali, Zidane, Shnajder, Boateng, Naingolan e duke vazhduar edhe me Verratin, Pikenë, Runin, Ozilin dhe shumë të tjerë.

Edhe në Kategorinë Superiore nuk kanë munguar lojtarët, të cilët kanë konsumuar duhan, madje ka pasur edhe foto të tyre gjatë daljeve në klubet e natës, apo edhe në kohën e lirë. Por, shfaqjet e tyre kanë qenë disi më të rezervuara edhe për shkak të opinionit.

ME TE LEXUARAT