Ish- kandidati për deputet akuzohet për vrasje, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

Kliko per me shume info

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kandidatin për deputet Sadri Ramabaja, i cili ditë më parë është arrestuar në Durrës, Shqipëri dhe më pas i është dorëzuar autoriteteve në Kosovë.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, ka thënë se prokuroria nuk ka arritur ta arsyetojë me asnjë fakt kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Kliko per me shume info

“Ne e kemi kundërshtuar kërkesën e prokurorit sepse ishte një kërkesë tepër e pabazuar dhe e pambështetur në asnjë provë. Të paktën prokurori është dashur të na furnizojë me material rreth dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer dy vepra penale, aq më keq kur thuhet se ai ka kryer vepër penale ndaj pjesëtarëve më të lartë të Republikës së Kosovës pa e përmendur asnjërin. I vetmi emër që përdorët është ai i Azem Vllasit. Vllazi nuk është përfaqësues i Republikës së Kosovës, por është në koleg i yni (avokat)”, ka thënë avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi, shkruan Insjaderi.
“Unë mendoj se, nëse gjykata thirret si organ i pavarur, nuk do të caktojë paraburgim për Ramabajën”, ka shtuar ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here