Ish-deputeti Ndocaj: E njoh italianin, por padia është sulm politik

Kliko per me shume info

Ish-deputeti Eduart Ndocaj deklaroi se e njeh shtetasin italian që ka ngritur padi kundër tij për mashtrim, por për vetë padinë la të kuptohej se ajo është një “sulm politik”.

Akuzat Ndocaj i quajti të pavërteta dhe tha se nuk jeton me ryshfete.

Kliko per me shume info

“Unë merrem me biznes. Unë jetoj me djersën time jo me ryshfete. Unë nuk kam asnjë konflikt me këtë personin. Ai ka një problem të jashtëzakonshëm, ka gati një vit që është larguar nga biznesi i tij dhe ka probleme me shtetin”, tha ai.

Duke folur drejtpërdrejtë në Top Story në linjë telefonike, ai tha se shtetasi italian është përpjekur edhe dy herë në të shkuarën për ta paditur, por në të dyja rastet padia e tij nuk është pranuar. Sipas Ndocajt, ai është i nxitur nga persona për ta sulmuar atë politikisht.

Ish-deputeti pranoi se ka ndërmjetësuar takimin e tij me Edi Ramën, por…

“Nuk ka qenë vetëm ai. Kam mundësuar shumë takime për bizneset”, u shpreh ai.

Ndocaj tha se nuk do të tërhiqet nga politika dhe se do të jetë aktiv me partinë e tij.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here