“Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë”, ironia e Ramës për Bashën dhe "motrën LSI"

Politikë

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit, kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha shkeli paktin e 18 majit nga frika. E pastaj, iu sul me ironi dhe akuza edhe “motrës LSI”.

“Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt liderdshipi me 18 maj e mohoi se u tremb, nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te cadra e dasmave. E mohoi dhe ca bëri ripohoi politikën qorrë, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel"- tha kryeministri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Edhe LSI, që qetësine dhe dashurinë e kthei në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall”- shtoi Rama.

ME TE LEXUARAT