Igli Tare vlerëson Cikalleshin, sulmuesi tregon ëndrrën më të madhe

Kliko per me shume info

Sulmuesi i kombëtares shpreson që një ditë të luajë në Serinë A, kjo edhe pas vlerësimeve të bëra nga Igli Tare.

Një shans për të luajtur në Serinë A do të ishte i mirëpritur, edhe pse ende duhet të ndodhin shumë gjëra derisa të ndodhë.
Në epër të sulmuesit ka folur agjenti i tij, Emre Gymyshdorajan.
“I lexova fjalët e Tares, – tha ai, – dhe është kënaqësi të marrësh një vlerësim të tillë. Lacio do të ishte kulmi i karrieës për Sokolin, dhe gjithçka është e mundur nëse vjen një ofertë konkrete.

Kliko per me shume info

Gjithsesi, të mos harrojmë se sapo është firmosur një kontratë e rëndësishme me Osmanlisporin, që bëri blerjen më të shtrenjtë në historinë e vet”.
Igli Tare, duke folur për Supersportin, u shpreh se I pëlqen shumë një lojtar si Cikalleshi, dhe shtoi se nuk e kupton sesi ai vazhdon të luajë në një kampionat të nivelit të dytë.
Cikalleshi luan për Osmanlisporin në Superligën e Turqisë, si dhe është pjesë e kombëtares shqiptare.
Ai e nisi karrierën tek Besa në qytetin e tij të lindjes Kavajë, luajti më pas për Tiranën, Inçeon Junajtid në Kore të Jugut dhe te Kukësi, ndërsa në 2014 u transferua tek Spliti në Kroaci.
Një sezon më pas, Istanbul Bashaksehiri pagoi 1.8 milionë euro për kartonin e tij, përpara sesa ta transferonte tek Osmanlispori.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here