I zhgënjyer, trajneri i Lushnjes jep dorëheqjen ‘’live’’

Sport

Pas përfundimit të ndeshjes me Laçin, ku kjo e fundit fitoi, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, u shpreh se është shumë i zhgënjyer nga ekipi i tij, dhe ka deklaruar se do të bisedojë me drejtuesit, për t’i paraqitur dorëheqjen e tij pasi nuk e meriton këtë zhgënjim. Ja dhe deklrata e tij e fortë.

Çfarë ndodh me skuadren kur priotej një lojë e mirë?

Ishte zhgënjim për publikun dhe për mua. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, u munduam të shoninim. Pj 2 u shthurëm totalisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kundërshtari pati shumë më dëshirë për ta fituar ndeshjen dhe e meritoi fitoren. Dua të theksoj se patëm një shok psikologjik. Nuk zhvilluam as një lojë të mirë. Dua të marr përgjegjësitë e mia, dhe do bisedoj me drejtuesit për të parë pozicionin tim. Ndoshta mund të largohem.

Keni shumë vite te Lushnja, e ringjitët në superior, jeni I zhgënjyer, I pambështetur?

Ne varemi nga bashkia, drejtuesit nuk kanë çfarë të bëjnë më shumë. Jam I zhgënjyers sepse është sakrificë e madhe, dhe unë personalisht nuk e meritoj të zhgënjehem në këtë mënyrë. Nesër mund ta paraqes edhe me shkrim dorëheqjen time. Por, theksoj se jam shumë I zhgënjyer nga skuadra. Pëson gola foshnjarakë dhe del nga detyrat që I caktoj unë. Duhet të jetë dikush tjetër që ta rregullojë këtë punë.

Kur llojtarët nuk sillen si burra në fushë, nuk mendoj se është përgjegjësi vetëm e juaja. Klubi duhet të ndërhyjë që të marri ndonjë masë?

Unë mendoj se nga ajo që pashë sot se ekipi nuk ka dëshirë për të vrapuar. Këtu diçka nuk shkon, dhe tashmë dihet që përgjegjësinë e marr unë. Për sot e marr unë përgjegjësinë. Detyra e lojtarëve është që të shënojnë dhe të mos pësojnë gola foshnjarakë.

Prej 4 vitesh hetuesit italianë kanë

Tv Klan

 

ME TE LEXUARAT