Përgjimet e trafikantëve, zbardhen nofkat që përdorte grupi i “Habilajve

Aktualitet

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja Habilaj, ku mesohet se grupi i drogës përdorte nofka dhe pseudonime në komunikimet telefonike.

Dosja hetimore italiane ndaj Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë e italianë zbardhin të tjera detaje për grupin kriminal të përfshirë në narko-trafik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përgjimet ambientale dhe telefonike të interceptuara nga hetuesit e vendit fqinj, nuk mungojnë rastet kur të dyshuarit i drejtohen me nofka njëri-tjetrit.

Kështu në materialin voluminoz prej 416 faqesh, “ABC Neës” ka konstatuar se Sabaudin Çelaj identifikohet si “Daja” nga të akuzuarit. Në të tjera përgjime, të dyshuarit i referohen atij edhe me emrin “Sabi”.

Ndryshe ka qenë nofka e një tjetër personi, për të cilin duket se kanë luajtur rol karakteristika fizike të tij. Ai identifikohet nga të dyshuarit si “vetlla”. Sipas hetuesve të vendit fqinj, me këtë emër njihej shtetasi Italian Salvatore Marleta.

I çuditshëm ka qenë pseudonimi i përdorur herë pas herë për shqiptarin e hetuar, Maridian Sulaj. Në bisedat mes të bashkakuzuarve, ai identifikohej si “Varri”.

Për vlonjatin Florian Habilaj, hetuesit italianë janë kujdesur të shënojnë për çdo rast që ai njihej si “Lolo”.

Për shqiptarit tjetër të akuzuar, Fatmir Minaj, në disa raste personat e përfshirë në trafik i referoheshin si “Çaku”.

Një tjetër nofkë e përdorur nga personat e përgjuar është “Maloku”. Madje, disa herë ai saktësohej edhe si “Maloku nga Laçi”.

ME TE LEXUARAT