Do ekstradohet në Itali ‘Koçerri’? Sot del në gjyq krahu i djathtë i Habilajt

Aktualitet

Dy të arrestuarit në Shqipëri për llogari të dosjes “Habilaj”, Nezar Seiti dhe Armando Koçerri, do të dalin ditën e sotme përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë.

Koçerri ra në pranga gjatë një operacioni blic në Vlorë, ku në banesën e tij u gjetën 4 tonë kanabis, që dyshohej se do të trafikohej në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po në atë operacion u arrestua edhe Nezar Seiti, një person i konsideruar si bashkëpunëtor i ngushtë i Moisi Habilajt. Seiti përmendet në përgjimet e Prokurorisë së Katanias ku më së shumti siguron mjetet e nevojshme për transport të grupit, si edhe ndan paratë dhe studion tregun e zi të kanabisit.

Për të ka dhjetëra përgjime dhe ka qenë mjaft aktiv pas vitit 2015, duke hyrë dhe dalë lirisht në shtetin italian. Ai ka pasur një rol organizativ në grupin e strukturuar kriminal. Ndërkohë, për Koçerrin ende dihet pak, por burimet thonë se ai mund të hetohet dhe procedohet në Shqipëri, pasi nuk rezulton të ketë gisht në veprimtarinë përtej detit.

Deri më tani, dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë detaj përpara organeve të ligjzbatuese në lidhje me aktivitetin. Nga ana tjetër, në Vlorë ka nisur bllokimi i të gjitha pasurive të Habilajve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Dy prej tyre, Sabaudin Sulaj dhe Florian Habilaj, janë ende të lirë dhe po punohet për kapjen e tyre.

ME TE LEXUARAT