Gjesti human i futbollistëve të Partizanit, dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë dhe gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Sport

Një ditë pas fitores përballë Gjirokastrës, futbollistët e ekipit të Partizanit nuk kanë dalë në stërvitje, pasi janë rreshtuar vullnetarisht për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë dhe gratë e prekura nga kanceri i gjirit, të cilat kanë nevojë për transfuzion gjatë operacionit.

Në emër të ekipit, kapiteni i të kuqve Alban Hoxha apeloi të gjithë sportistët, si dhe qytetarët e thjeshtë, që t’i bashkohen nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar “Kush dhuron gjak, shpëton një jetë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej 2 vitesh nismës vullnetare i është bashkuar edhe Dr.Skerdi Faria, i cili punon prej vitesh si mjek në klinikat italiane dhe ato shqiptare. Falë këtij bashkëpunimi në dy vite numërohen 2000 dhurime më shumë.

Por mes vullnetarëve ka edhe mjekë italianë që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, njëri prej tyre është edhe kirurgu Emiliano Gampa.

Pavarësisht apelit të përsëritur për ndihmë të Shoqatës së Fëmijëve Talasemikë dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, dhurimi vullnetar i gjakut mbetet në shifra minimale, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë shumë më poshtë se të gjitha vendet e rajonit. Janë 7 mijë dhurues në vit që mbulojnë 25 përqind të nevojave për gjak.

Zyrtarisht janë të diagnostikuar me talasemi 600 fëmijë që kanë nevojë jetike për transfuzion të rruazave të kuqe një herë në 10 ditë.

ME TE LEXUARAT