"Gena" tregon emrin e vërtetë

Showbiz

Pas një kohe të gjate larg intervistave, i ftuar sot në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Gena rrëfeu mbi karrierën dhe dashurinë e tij!

Gena këndon prej 27 vitesh dhe sot është një nga këngëtarët më të kërkuar, me koncerte brenda dhe jashtë vendit!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më parë, se këngëtari të niste rrugën në muzikë, ka studiuar për pikturë! Por nga buron suksesi i Genës? “Puna e madhe me veten, performancat e mia live, t’i japësh te gjithë shpirtin publikut”, thotë ai.

Emri vërtetë i këngëtarit është Brigen, por për më lehtësi ai sot njihet si Gena!

Në treg qarkullojnë shifra se Gena është një nga këngëtarët më të paguar, për çështjen këngëtari shpjegoi se pagesa lidhet me atë çka t’i je në gjendje të japësh!

“Mendoj se sa më shumë të japësh ashtu do te vlerësohesh. Njerëzit më pyesin se sa paguhem, por unë kam menaxherë për këtë çështje dhe negociatat bëhen nga ata kam dy menaxher edhe Lorena madje është menaxherja ime”.

Përpos faktit se Lorena është menaxherja e tij, ata janë në një marrëdhënie dashurie prej 10 vitesh. Duke e shoqëruar kudo, në një lidhje direkte Lori ndërhyri në bisedë;

“Po e dëgjoja bisedën që kishit, një menaxher duhet të jetë i prerë. Është e thjeshtë të negociosh për Genën, pasi është i dashur për publikun”, u shpreh Lori.

Lori për herë të parë më tej tregoi se çfarë e tërhoqi tek Gena, në fillimet e njohjes së tyre; “Ne jemi njohur përmes një shoqërie të përbashkët, jam rritur në Greqi dhe teksa e dëgjova tek këndonte në greqisht muzika e tij më afroi me Genën”.

Pyetjes së Jonida Shehut nëse Gena është romantik, Lori u përgjigj në mënyrë direkte: “Që është i çmendur, është i çmendur, jetën ma ka zbukuruar, për dashurinë ja vlen të bësh çmenduri aq më tepër për mua!”

Nga martesa e parë, Gena ka dy vajza të cilat kanë talent në muzikë sikundër i ati!

“Marrëdhënia e vajzave të mia nga martesa e parë me Lorenën është normale! Vajzat m’u rritën shumë shpejt, vitet kaluan shpejt dhe lloji i punës që bëj nuk ka lënë mundësi tu qëndroj pranë vajzave gjatë rritjes siç do të dëshiroja!”.

ME TE LEXUARAT