Gazetarja: Moisi Habilaj donte të paguante drekën e Ramës dhe ministrave në Vlorë

Aktualitet

Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e sotëm “Opinion”, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj.

Llabani ka treguar se është bërë dëshmitare e një rrëfimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i një lokali te famshëm ne Vlore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte veç dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…

Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me euro.

“Ishin shumë s’mund ti numëroja, një tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.

ME TE LEXUARAT