Gazetari: Prokuroria dekonspiroi operacionin në Babicë, pati rrjedhje informacioni

Aktualitet

Mëngjesi i sotëm ka nisur me shkarkime të drejtorëve të policisë në Elbasan. Ka qenë vetë drejtori i policisë së shteti Haki Çako ai që e ka dhënë lajmin për mediat në një dalje publike.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike me News24, gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se operacioni i natës së kaluar në Vlorë është dekonspiruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hoxha tha se operacioni nuk përfundoi me sukses të plotë, pasi u kapën 4.5 ton drogë, por nuk pati arrestime. Sipas tij, ka pasur rrjedhje informacioni nga Prokuroria.

“Për ngjarjen e djeshme, operacioni i zhvilluar nga forcat Delta dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur një problematikë.

Nuk është arritur sukses i plotë i operacionit, është kapur 4.5 ton drogë, por nuk ka të arrestuar. Dyshohet për një rrjedhje informacioni nga Prokuroria”, – tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT