Furnizonte Toskanën me kokainë, shkatërrohet banda shqiptare

Kliko per me shume info

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale, duke arrestuar dy anëtarët e saj. Operacioni i policisë italiane i koduar “Il Casolare” nisi vitin e kaluar.

Banda e drogës furnizonte me kokainë klientët e zonës Arezzo. Mediat italiane bëjnë me dije emrat e shqiptarëve të përfshirë në bandë: Erald Avduli, lindur në Berat, 26 vjeç, Aurel Braho, 43 vjeç, Enkelejd Saliu, lindur në Fier, 28 vjeç, Artur Shabanaj, lindur në Fier, 32 vjeç, si dhe një shqiptar tjetër me iniciale H.L, 27 vjeç.

Kliko per me shume info

Avduli dhe Braho ishin të fundit që u arrestuan, dhe u dënuan me 8 vite burgim për trafik droge. Policia në Arrezo në 30 nëntor 2016, ku u gjetën 6 pako kokainë e pastër e fshehur në një fermë të braktisur në afërsi të varrezave në Cortona Creti.
Në atë kohë, hetuesit arritën të zbulonin tre shqiptarët Saliaj, Shabanaj dhe H.L, dhe brenda pak kohësh u rindërtua rrjeti i shitjes së kokainës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here