Fjori i BB rrëfehet hapur: Me Olsin jemi ndarë, por na lidhin shumë gjëra

Showbiz

Isha banorja e Big Brother, Fjorentina Halili, për herë të parë ka berë një rrëfim mbi marrëdhënien e saj me Olsin, një tjetër ish banor i BB, me të cilin kishte krijuar një lidhje.

“Marrëdhënia me Olsin ishte reale për mua dhe për Olsin. Jeta jashtë është shumë ndryshe. Kur dolëmnga BB, largimi midis njeri tjetrit, xheloizia ime, tipi i tij i lëvizur, bëri që të ndaheshim”, është shprehur Fjori në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Ajo shprehet se nuk ka tentuar ta mbajë me “zor” Olsin pas vetes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kemi komunikuar dhe së fundmi me njëri-tjetrin, dhe nuk më ka thënë se ka një njeri tjetër në jetën e tij. Olsin nuk mund ta mbaj si shok në jetën time. Komunikojmë vetem për respekt, kemi pasur një marrëdhenie”, shprehet Fjori./Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT