Ermali sqaron largimin e Rashelit, velina e re i ‘huton’ të gjithë
“Siç e keni vënë re, ka nja dy javë që mungon ajo vajza e bukur, arsyeja përse njerëzit shihnin “Xing me Ermalin”, Rasheli. Rasheli si çdo studente tjetër ka disa prioritete në jetë dhe ne me shumë dashuri e mirëpritëm prioritetin e saj që është universiteti dhe ne e lamë të shkonte, për t’u kthyer një ditë më e rritur”, tha Mamaqi.
Velina e re e “Xing” i huton të gjithë
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas largimit të Rashel Kolanecit nga emisioni “Xing me Ermalin”, vendin e saj duket se e ka zënë një velinë superseksi.
Bëhet fjalë për modelen Kejvina Kthjella. Ajo u ngjit sot në skenën e “Xing”, me një performancë sensuale e veshur me fustan të kuq.
“Duam t’ju prezantojmë një nga supermodelet e pasarelave të Milanos, është bjonde me sy blu. Ka një defekt tek dhëmbët por, do ta rregullojmë në vijim. Është e super trajnuar nga Albi Nako si të kërcejë, si të ecë, etj. Në kohën kur erdhi kishte vetëm 8 mijë like. Ajo është Kejvina Kthjella”, tha Mamaqi.