Endri nga Vlora del publikisht: Më ndihmoni të bëhem vajzë

Showbiz

Endri nga Vlora ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan nga ku kërkoi ndihmë për të kryer operacione për t’u shndërruar në vajzë.

30 – vjeçari tha se që i vogël ka ndjerë se ishte ndryshe dhe se i pëlqente të ishte vajzë. Ai sqaroi me detaje etapat që duhet të kryejë për t’u bërë 100% femër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam ardhur këtu të kërkoj ndihmë për të bërë operacionet për t’u bërë 100% femër. Unë nuk e kam idenë se sa kushton ky operacion dhe s’kam startuar ende. Bëhet një kontroll, shikohen sa hormone femërore dhe mashkullore kam dhe pastaj bëhet stopim i hormoneve mashkullore. Bëhet heqja e qimeve. Gjëja që urrej më shumë janë qimet. Dua të dukem femër 100%. Me ato që kam hequr unë, shyqyr që jam në jetë.

Që në moshën 12-vjeçare më kanë filluar problemet reale, nuk e kuptoja as vetë çfarë ndjeja. Më pëlqente të kisha shoqe femra. Nëse unë kam dokumentet e një shteti demokratik, ky operacion nuk kushton fare. Kam jetuar 2 vite e gjysmë në Suedi dhe nuk i bëja dot operacionet sepse isha në azil, pa dokumente. Vajta në Norvegji fillimisht për arsye të orientimit seksual dhe ata më dhanë direkt përgjigje negative. Atje më pyetën për rrugën që kisha bërë për të shkuar atje. Unë vajta në Suedi, u tregova frikacake.

Që e vogël jam ndjerë ndryshe, më pëlqente të vishja rrobat e motrës sime. Më pëlqete të rrija me motrën dhe shoqet e saj, përpiqesha ta kopjoja gjithë kohën. Në atë kohë bëja konkurse bukurie. Në klasë më zhvishnin për të parë nëse isha djalë apo vajzë, lash shkollën e mesme për këtë arsye. Nëna ime ka vdekur në 2009, në atë kohë ika në Itali se kisha pirsing dhe bëra tatuazhe.

Vëllai në Itali më qëndronte afër dhe unë hoqa pirsing që të mos i hapja probleme. Jetova një vit e gjysmë me vëllanë dhe më mori babai dhe më tha të kthehesha në Shqipëri se nëna ime ishte e sëmurë. Për këtë arsye unë u ktheva. Pastaj kam jetuar në Vlorë, kisha një parukeri, tani se kam më se më kanë rrahur disa herë. Bënin palestër me mua, jam keqtrajtuar”, tha Endri.

ME TE LEXUARAT