E rëndë në Tetovë, pedagogu tenton të presë venat në hollin e Rektoratit

Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tetovë, ku një pedagog ka tentuar ti japë fund jetën. Ngjarja ka ndodhur në rektoratin e Universitetin e Tetovës.

Blutë kanë bërë me dije se një ditë më parë, në Stacionin Policor në Tetovë, është denoncuar se 33 vjeçari A.F. nga fshati Nerasht, në hollin e rektoratit të Universitetit të Tetovës ku ka qenë profesor, dy herë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje duke tentuar që të prese venat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, fillimisht sekretari i Universitetit dhe më pas edhe një person nga sigurimi e kane ndaluar ne kohe.

Më pas ai është dërguar në zyrat e sekretarit të Universitetit dhe prej andej në Spitalin Klinik të Tetovës.

Pjesëtarë të Policisë së Tetovës po marrin në pyetje profesorin në fjalë dhe po punohet per zbardhjen e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT