E grabiti më pas e theri, dënohet me burg përjetë autori i vrasjes së taksistit në Kavajë

Aktualitet

Gjykata dënon burg me jetë për shtetasin Musa Saraçin, pasi vrau taksistin në Kavajë për 19 mijë lekë.

Musa Saraçi, 24 vjeç, banues në Gosë të Rrogozhinës, ka thënë para efektivëve se ka dashur t’i marrë makinën taksistit për ta shitur dhe për të fituar para, por më pas e ka kapur paniku nga mendimi se ai mund ta denonconte dhe ai do të përfundonte në pranga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para efektivëve i riu e ka pranuar autorësinë e krimit kur tha se “e vrava nga frika se mos më denonconte në polici”. Teksa tha se e kishte shitur makinen tek nje i njohur ne fshat per 30 mije leke te reja.

“I thashë taksistit të më çonte në fshatin Greth. Taksistin e çova në një rrugë të ngushtë fshati. Më kërkoi më shumë lekë se ndryshova rrugën. I thashë do të vras nëse nuk më jep 30 mijë lekë. Taksisti mu lut disa herë që të mos e vrisja. U kthyem nga rruga dhe u nisëm për në Kavajë. E detyrova të zbriste nga makina, ecëm në këmbë. E qëllova disa herë me thikë në një kodër me shkurre. E lashë aty viktimën, mora makinën rashë në kanal”, rrëfen Musa Saraçi, i njohur si narkoman.

Policia ka gjetur pranë makinës edhe rrobat e autorit, qe mbante veshur momentin e vrasjes, teksa makina e taksistit ishte braktisur ne nje varreze makinash ne fshatin Gose.

Vetë prindërit e autorit, kane thene se nuk e dinin që djali i tyre përdorte drogë. “Nëse e ka bërë krimin shteti të marrë masa, ta pushkatojnë”, kane thene ata.

NJoftimi i policise per vrasjen

Gjendet i vdekur taksisti

Policia zbardh ngjarien

Kapet autori i vrasjes

Më datë 14.12.2016, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është bërë një kallzim mbi largimin nga banesa e shtetasit I. K.

Në orët e vona të datës 15.12.2016, ky shtetas është gjendur i pajetë i goditur me mjete prerëse, në anë të rrugës, në fshatin Greth, komuna Kryevidh.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:

– Musa Saraçi, 24 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë.

Shtetasi I. K., ishte marrë si shërbim taksit nga Musa Saraçi, përpara Spitalit të Kavajës dhe më pas ky shtetas ka humbur dhe kontaktet me familjarët e tij. Dyshohet se në fashatin Greth, Musa Saraçi, e ka goditur me mjete prerëse I. K., dhe më pas i ka marrjë mjetin dhe është larguar.

Në cilësinë e provës materiale është gjendur dhe sekuestruar automjeti tip Mercedes Benz.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Neni 141 i Kodit Penal.

 

ME TE LEXUARAT