Dy shqiptarët kapen me drogë në Igumenicë, qeni ‘K9’ zbulon se ku ishte fshehur

Aktualitet

Policia greke ka sekuestruar sot një sasi lëndësh narkotike në portin e Igumenicës, ndërsa poseduesit ishin shqiptarë.

Mësohet se droga u gjet në automjetin Mercedes-Benz në portin e Igumenicës në tentativë për të ikur në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë qeni i policisë “K9”, që zbuloi midis sediljeve të pasme dhe portbagazhit 16 pako me 13 kg 950 gram marijuanë.

“BalkanËeb” mëson se automjeti vinte nga Shqipëria e drejtohej nga 63-vjeçari Edmond Gixhari nga Kavaja, me pasagjer Viaro Kukelin, 24-vjeç nga Tirana.

ME TE LEXUARAT