Durrës, arrestohen sërish për grabitje, pak ditë pas lirimit nga burgu
Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vjedhje, gjatë operacionit të koduar “Trekëndëshi 3”.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erlind Beçaj, 19 vjeç, Edmir Cumraku, 23 vjeç dhe Olgert Jana, 19 vjeç, janë arrestuar për tre vjedhje dyqanesh të dokumentuara nga uniformat blu.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ata vidhnin duke hapur qepenët e dyqaneve me mjete të forta. Edmir Cumraku dhe Olgert Jana kanë qenë më parë të dënuar për 23 vjedhje, të dokumentuara në plan-operacionet e mëparshme, “Trekëndëshi” dhe “Trekëndëshi 2” dhe kishin vetëm pak kohë që ishin liruar nga burgu.