Draxler hyn në orbitën e Bayern Munchen

Sport

Pas Angel Di Maria edhe Julian Draxler duket me valixhe në duar te PSG. Sulmuesi gjerman mund të bëjë një rikthim të parakohshëm në Bundesligë.

Ish-sulmuesi i Schalke 04 po gjen gjithnjë e më pak hapësirë në radhët e skuadrës pariziene dhe Bayern Munchen është një skuadër që ka nevojë të rinojë pak skuadrën, veçanërisht në pjesën sulmuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Draxler shihet si zëvendësuesi më i mirë për Robben ose Ribery, që prej kohësh përfliten që janë në limitin e tyre.

Kampionët e Gjermanisë mund të nisin një tratativë që në muajin janar, edhe pse mundësitë më të mëdha për transferimin e tij janë në merkaton e verës.

Draxler ka qenë edhe më parë në shënjestrën e Bayern Munchen, por sulmuesi preferoi ofertën e skuadrës pariziene.

ME TE LEXUARAT