"30 deputetë kanë dalë jashtë vendi me kriminelë në makina"

Aktualitet

Ish – ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha këtë të enjte në “Opinion” se të paktën 30 deputetë kanë dalë jashtë vendit me persona me rekorde kriminale në makinë.

“Nga opozita sot dhe opozita dje ka të paktën 30 deputetë që kanë dalë në makinë personale të tyren me kriminelë jashtë kufijve të Shqipërisë. Dhe këtë ta them me garanci”- tha Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fevziu: Më thuaj emrat…

“T’i hetojë prokuroria. Tani të lutem. Unë po të them tjetër gjë. Unë po të them se këtë nuk e kam as me hamendje. Vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme, pra mblidhini të dy grupet parlamentare, të opozitës, ka gati 30 deputetë që kanë dalë nga Shqipëria me persona me rekorde kriminale në të kaluarën, pra jo me persona në kërkim”- perfundoi ish-ministri.

ME TE LEXUARAT