Dasma e moderatorit shqiptar për pak sa nuk u kthye në tragjedi, makina i "fluturon" në ajër shoferin e limuzinës

Showbiz

Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi prej dy ditësh ka nisur ceremoninë e dasmës me të ftuar nga të gjitha trevat.

Mirëpo ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u shënua gjatë kohës kur po bëheshin përgatitjet e fundit të dasmës, në ditën e dytë të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoferi i limuzinës që ishte pjesë e dasmës është përplasur nga një makinë, teksa ndodhej në parkingun e limuzinave. Ky i fundit po xhironte një video selfie nga parkingu. Ngjarja ka ndodhur dje teksa të ftuarit po shkonin për në Pejë për të marrë pjesë në dasmën e Labit.

Siç duket edhe nga kjo video, në këtë moment një makinë vjen me shpejtësi dhe e ka përplasur atë me shumë forcë.

Fatmirësisht, shoferi ka shpëtuar mrekullisht me disa fraktura në kokë dhe në trup.

ME TE LEXUARAT