Cfarë ju kërkoi kryeministri? E keni kërcënuar? Tahiri zbulon takimin "kokë më kokë" me Ramën

Aktualitet

Ish-ministri Saimir Tahiri ka zbardhur edhe takimin qe ka pasur per rreth dy ore nje dite me pare me kryeministrin Edi Rama.

Cfarë ju ka kërkuar kryeministri?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk më ka kërkuar asgjë të cilën ta shënoja dhe ta thoja sot këtu. Ka pasur një bisedë normale për një situatë anormale.

E keni kërcënuar kryeminitrin?

Këto janë përralla. Unë nuk kërcëoj njeri. Mbi të gjitha kur e vërteta nuk më tremb mua, cdo e vërtetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.

Keni të vërteta të fshehura?

Kam bërë detyrën time, duke u kujdesur vetëm për të drejtën. E kisha shumë kollaj të bëja miq në politikë. Unë kisha në dorë ta kisha shok Ilir Metën, por nuk e kam. Zgjodha ta kem përballë.

ME TE LEXUARAT