Cana godet topin e parë të supersfidës Marseille-PSG

Sport

Mbrëmja e sotme do të dhurojë një përballje spektakolare dhe tejet të dyluftuar, për shkak të rivalitetit të vjetër midis dy skuadrave, kur Marseja të presë Parisin në “Velodrome” në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1.

Megjithatë, jo rastësisht kjo ndeshje merr një vëmendje të jashtëzakonshme për shqiptarët, pikërisht sot, pasi në orën 21 të mbrëmjes do të jetë pikërisht kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana, ai që do të shkelmojë topin e parë përpara nisjes së takimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjakovari Cana kujtojmë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas tek ekipi i kërkuar gjithmonë prej tij, Marseja.

Kjo do të jetë gjithashtu një gjest mirënjohjeje dhe ceremoni lamtumirë për ish-kapitenin e tyre, futbollistin ikonë të Kombëtares shqiptare, i cili luajti ndeshjen e fundit në karrierë pikërisht në Francë, gjatë Europianit 2016, ndërsa lamtumirën zyrtare në Shqipëri e dha ditën e ndeshjes mes Italisë dhe kuqezinjve në “Loro Boriçi./top channel

ME TE LEXUARAT