Burri vret gruan shtatzënë në mes të supermarketit

Bota

Një ushtar u arrestua pasi akuzohet se përndoqi dhe më pas qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij shtatzënë në mes të një supermarketi, pasi ajo i kërkoi divorcin.

40 – vjeçarja Sirinporn Chumboonchu u nda nga bashkëshorti i saj Pichet, 41 – vjeç, në fillim të këtij muaji, pasi zbuloi se bashkëshorti i saj kishte lidhje me një grua tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo u largua nga shtëpia e tyre në Kanchanaburi, Tailandë, duke shkruar tek familja e saj në provincën Udon Thani.

Por Pichet e ndoqi dhe e qëlloi të paktën 3 herë me pistoletë nga pas, përballë klientëve të shumtë, në një supermarket lokal të premten.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, ai e gjeti gruan duke shtyrë karrocën në supermarket dhe i kërkoi që të ktheheshin bashkë. Por kur ajo refuzoi, ushtari e qëlloi atë me armë.

Vetë Pichet mbeti gjithashtu i plagosur. Policia beson se ai nuk kishte tentuar të vriste veten, por ishte shkrepur armën aksidentalisht.

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe një 7 – vjeçar, si dhe një shitëse 32 – vjeçare. Kjo e fundit mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet arrestuan autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe ai pritet të përballet me akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij./tvklan

ME TE LEXUARAT