Bufoni merr ofertën, gati posti i ministrit në Itali

Sport

Xhixhi Bufon përflitet se ka marrë një ofertë për karrierën e tij pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Për portierin e Juventusit dhe kombëtares italiane, është gati posti i Ministrit të Sporteve në qeverinë italiane.

Portieri mendohet se do të lërë përfundimisht futbollin në fund të sezonit, dhe në atë kohë do të jetë 40 vjeç. Ai ka deklaruar se nuk është i interesuar për ndonjë rol trajneri, por pritet të jetë në bordin e drejtorëve të Juventusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sidoqoftë, Bufon ka edhe një mundësi tjetër në horizon. Vitorio Sgarbi, kreu i partisë “Rilindja” në Itali është shprehur: “Nëse ne fitojmë zgjedhjet, Bufon do të jetë Ministri i ri për Sportet. Ai është një njeri i balancuar, përfaqëson të gjithë kombëtaren dhe tani që po tërhiqet, mund t’i futet politikës.”

ME TE LEXUARAT