Zbuloi skandalet e “Panama Papers”, shënimi i fundit i gazetares gjysmë ore para ekzekutimit

Bota

“Mashtrues e kriminelë kudo ku hidhni sytë, situata është e dëshpëruar”. Ky ishte shënimi i fundit që gazetarja malteze Daphne Caruana Galicia, bëri në blogun e saj vetem gjysmë ore para se të gjente vdekjen nga shpërthimi i një bombe që i kishin vënë në makinë.

Mediat vendase duke raportuar detajet e fundit nga ngjarja shkruajne se shenimi i saj ne blogun, qe ishte plot denoncime ndaj zyrtareve te larte, perfshire familjen kryeministrore eshte bere saktesisht gjysme ore, para se te ndodhte shperthimi qe i mori jeten.

Bombë në makinë, vritet gazetarja malteze që akuzoi kryeministrin për lidhje me "Panama Papers":

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një gazetare investigative malteze është vrarë pas një sulmi me bombë në makinën e saj.

Daphne Caruana Galizia 53 vjec, e cila ishte një blogere e famshme në Maltë, vazhdimisht sulmonte qeverinë aktuale malteze duke e akuzuar me artikujt e saj për korrupsion dhe krim të organizuar.

Autoritetet malteze thanë se ajo u vra ndërsa po ecte me makinën e saj në pjesën veriore Të Maltës.

Kryeministri i vendity Joseph Muskat i cili ka qenë diosa herë shënjëstër e akuzave të gazetares Guarana Galizia dënoi ashpër këtë akt, duke e quajtur sulm barbar ndaj lirisë së shtypit.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”.

Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet.

ME TE LEXUARAT