Bogger-ja denoncon: “Instagram është një ‘mafie’!

Soft

“Ajo që një herë e një kohë ishte përmbajtje dhe origjinalitet, ishte reduktuar në algoritëm të pamend.

Kush ka kohë dhe para për t’ua hedhur të tjerëve, ka fituar.

E di që jam një hipokrite që e kam luajtur këtë lojë për gjashtë muajt e fundit, dhe kjo më bën të ndihem njeri shumë i keq. Mendoj se ka ardhur momenti që t’i jap fund me idiotësitë dhe t’ju them se çfarë po ndodh. Ne influencuesit jemi postera ambulantë kompanish dhe markash, sepse përmes nesh arrijnë tek konsumatorët”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Loading ad

“Profilet tona në Instagram nuk janë të jetës reale. Jetën reale e ndalim për këto shkrepje fotografish, dhe për të marrë like dhe komente, sepse kjo është mënyra se si e vlerësojmë veten sot”. Përmblidhet i gjithi në këtë frazë, kuptimi i “zbulimeve” të bëra nga Sara Melotti, fotografe udhëtuese dhe influencuese në Instagram, bërë për DailyMail Australia.

Në një intervistë të gjatë ajo zbuloi se çfarë strategjish janë përdorur nga përdoruesit për të patur miliona ndjekës në rrjetin social, duke u ankuar se Instagram, nga një vend i pakontaminuar dhe i vërtetë, ku mund të postohen momentet e rëndësishme të jetës së të gjithëve, është shndërruar në një minierë ari për kompani që duan të arrijnë më lehtë tek konsumatorët dhe një punë e vërtetë, për ata që arrijnë ta përdorin këtë hapësirë.

“Unë vetë mund të udhëtoj në vendet më të bukura në botë, falë financimit që marr nga hotelet dhe operatorët turistikë”, tregon vajza.

Fillimisht Instagram përdorte logjikën e përmbajtjes në mënyrë kronologjike. Shfaqej së pari publikuesi i parë. Më pas zgjodhi të shfaqë postimet sipas probabilitetit të interesave dhe marrëdhënieve me personin që i postonte. “Njerëzit nuk shihnin më postimet tona, shifrat binin shpejt dhe disa prej nesh, në panik, filluan të mendojnë për “zgjidhje kreative” për të mashtruar këtë algoritëm të tmerrshëm. Si? Para së gjithash, blerja e ‘like’-ve dhe komenteve për të marrë më shumë pasues. Falsifikohet kështu reputacioni në internet duke paguar 5 $ për 100 pasues të rinj, ose qindra dollarë për të blerë ato në sasi nga robotët që i ofrojnë”.

“Ajo që një herë e një kohë ishte përmbajtje dhe origjinalitet, ishte reduktuar në algoritëm të pamend. Kush ka kohë dhe para për t’ua hedhur të tjerëve, ka fituar. E di që jam një hipokrite që e kam luajtur këtë lojë për gjashtë muajt e fundit, dhe kjo më bën të ndihem njeri shumë i keq. Mendoj se ka ardhur momenti që t’i jap fund me idiotësitë dhe t’ju them se çfarë po ndodh. Ne influencuesit jemi postera ambulantë kompanish dhe markash, sepse përmes nesh arrijnë tek konsumatorët”.

Por nuk është e vetmja strategji e zbuluar nga Sara Melotti. Një tjetër, banale, është ajo e ndjekjes apo komentimit të profilit të personave që, një herë që bëhen ndjekësit tanë, i braktisim. Apo ajo e përdorimit të “collective accounts”: të paguash për të parë punën tënde në profile me sukses, që ripostohen dhe rindahen nga njerëz të tjerë të suksesshëm.

“Një herë, për të postuar foton time në një nga këto llogari, mu kërkuan 500 euro. Sekreti ynë është që të ruajmë një angazhim të lartë (like dhe komente) për 30-45 minutat e para të ngarkimit të fotografisë, kështu përfundon tek faqja “explorer” dhe merr me mijëra “like”. Atje të gjithë bëjnë komente reciproke dhe kështu postimi shfaqet tek më popullorët. Nuk bëhet fjalë për ndjekës realë, por markat e mëdha nuk e dinë, shohin shifrat dhe sponsorizojnë”. / HuffPost – Në shqip nga bota.al

 

ME TE LEXUARAT