EMRAT/ Shkodër, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për “Vrasje” e “Plagosje”

Kliko per me shume info

Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se dy personat e arrestuar ishin të shpallur në kërkim për veprat e rënda penale si “Vrasje” dhe “Plagosje”.

Kliko per me shume info

Në pranga kanë rënë shtetasit Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër dhe Tauland Pepaj, vjec 26, banues në Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkodër

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Me datë 12.10.2017 nga strukturat e Sektorit për krimet e rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në orët e para të mëngjesit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është realizuar me sukses operacioni për kapjen e personave në kërkim për vepra të rënda penale konkretisht shtetasit:

Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër, i denuar me 25 vite burg me vendim nr 411 të Gjykatës së Apelit Shkodër, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese”, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri zi.

Tauland Pepaj, vjec 26, banues në Shkodër për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” me masë sigurimi “Arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here