Bleona Qerreti ‘’sulmon’’ dhe akuzon Cara Delavinge: Më ka kopjuar (Foto)

Showbiz

Bleona Qerreti në vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka akuzuar një nga modelet më të famshme të botës për kopjim, nga një prej fotografive nudo që Bleona kishet realizuar në vitin 2013.

Fotografia në fjalë shfaq Bleonën të zhveshur krejtësisht në pjesën e poshtme, dhe me vetëm një trëndafil që mbulon pjesën intime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurse Cara Delevingne, së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi vërtet shumë të ngjashme me atë të Bleonës.

Ndërkohë kjo e fundit, publikoi në llogarinë personale në Instagram një video, ku tregon krahasimin mes fotografive të dy personazheve.

“Duke vendosur trendin që në vitin 2013” (sic.), ka shkruar Qereti në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/BaUmWtkDdZ6/

ME TE LEXUARAT