Sherri në seancë, Berisha shpërthen ndaj kryeministrit: Si mund të më ofendojë mua Rama?!

Kliko per me shume info

Gjuhë e ashpër me akuza dhe ngritje zëri. Kështu është shoqëruar seanca e sotme plenare, e cila u pezullua për në orët e pasdites.

Shkak u bënë tensionet e krijuara pas pezullimit të deputetit të PD-së, Flamur Noka, pasi ky i fundit i doli në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kliko per me shume info

Ky i fundit në një reagim për mediat nga ambientet jashtë Kuvendit komentoi ofendimet që ka bere Edi Rama ndaj ti, sipas opozitës. Ai akuzoi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se po u mohon fjalën deputeteve.

“Ministri i fundit i diktaturës hoxhiste ka marrë përsipër një mision të shkatërrimit të një institucioni qëndron të demokracisë siç është parlamentit. Ju konstatoni se ai për herë të dytë ju mohon të drejtën fjalës për procedurë, e cila është e drejta më bazike jo vetëm në parlamentin shqiptar, por në të gjithë parlamentet e botës. Përfshi këtu dhe samitin e Kombeve të Bashkuar. E drejta e fjalës është një e drejtë që nuk mund të shkelet kurrë, vetëm nga një njeri që do ta shkatërroje Kuvendin. Çmimin më të madh do ta paguajnë ata vet. S’ka ndodhur kurrë që mos të t’u respektohet e drejta e fjalës si sot. S’kanë asnjë rëndësi ato të tjerat, kanë procedurën e vet, por kapitalen, si mund të më ofendojë mua Rama? Problemi themelor është kjo se kemi të bëjmë me mohimin e të drejtës. Mazhoranca ka një skenar me mashtruar qytetarët. Nuk kishte filluar fjala e Shezai Rrokaj. Ata janë shumicë krimit dhe drogës dhe ndihen të tmerruar aty ku janë.”, tha Berisha.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here