Berisha pëson tre gola, Genoa gjen fitoren e parë

Sport

Skuadra e Etrit Berishës, Atalanta, u mposht 3-1, në transfertën ndaj Sampdorias, ndonse e mbylli pjesën e parë në avantazh. Portieri i kombëtares shqiptare ishte si zakonisht mes shtyllave, por nuk mundi të ndalë dot goditjet e kundërshtarëve.

Torino barazoi 2-2, në minutat shtesë, në transfertën ndaj Crotones së Ajetit dhe i hoqi këtij të fundit mundësinë e hakmarrjes ndaj ish skuadrës. Edhe Ajeti luajti për 90 minuta dhe ishte nga më të mirët në skuadrën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më në fund Genoa gjeti fitoren e parë në këtë sezon, pas 5 humbjesh dhe dy barazimesh. Skuadra e drejtuar nga Juriç, triumfoi 2-3, në transfertën ndaj Cagliarit.

Ndërkohë, Bologna vijon ecurinë pozitive, pasi sot mori një tjetër 3-pikësh, pas fitores 2-0, ndaj modestëve të SPAL. Tani bolonjezët kanë shkuar në kuotën e 14 pikëve, dy më shumë se Milani. Takimi tjetër, mes Sassuolos dhe Chievos përfundoi me rrjeta të paprekura.

ME TE LEXUARAT