Replikat për foton me trafikantin, Basha: Do shkoje zvarrë në Itali, Rama: Ka lezet Saliu

Politikë

Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha nxori emrin dhe foton e një krimineli që sipas tij kreu i qeverisë e ka përdorur për të fituar zgjedhjet. Basha tha se ai quhet Durim Keçi. Por sot në foltoren e Kuvendit, kryeministri vendosi t’i përgjigjej duke u shprehur se shqiptarët nuk mund të gënjehen.

“Ca fotografish tregoni, po si s’ju vjen zor shkoni te Dem Rreli punoni part time dhe bëni fotografi, ka lezet Saliu i ka fotot te Skenderbeu që bëheshin njehërë e një kohë. Shqiptarët dinë të shohin, të dëgjojnë e për sa kohë ju nuk e vini vath në vesh, që shqiptarët vetëm për budallenj nuk i bën dot njeri. Ju edhe fotot s’dini ku i bëni, ka lezet Saliu se fotot e bënte tek kali i Skëndërbeut”- tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha i kujtoi sërish se për muaj të tërë me urdhër të Ramës, sipas tij ishte fshehur urdhri i Interpolit për arrestimin e Durim Keçit. Sipas tij, i forti i Shijakut u arrestua dy ditë më parë vetëm para se Rama të shkonte në Romë për të takuar kryeministrin italian dhe ku e dinte se do të kritikohej nëse nuk do ta arrestonte.

“E fshehet për muaj të tërë urdhrin e Interpolit e pastaj u detyrove ta arrestosh se do shkoje zvarrë tek Gentilioni”.

ME TE LEXUARAT