“O kukulla”, Basha sulmon mazhorancën: Gjysmën e deputetëve të PS në Kuvend i ka sjellë krimi

Kliko per me shume info

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të mazhorancë në Kuvend duke thënë se gjysma e deputetëve të PS janë kukulla dhe i ka sjellë në Parlament krimi.

“Për cfarë qeshni këtu ju kukulla që gjysma këtu ju ka sjellë krimi”, tha Basha.

Kliko per me shume info

Basha: Për çfarë qeshni ju?! Qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh. Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria. Për çfarë qeshni ju?! Apo për atë 8-vjeçarin që u plagos nga tritoli në Vlorë. Për çfarë qeshni ju?! O kukulla pa integritet, pa personalitet. Gjysma prej jush ka ardhur këtu, ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi, e dini fare mirë. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër ky këtu, që vjen sulmon një orë opozitën dhe nuk guxon të thotë një fjalë për krimin. Pse ? E di vetë se pse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot për këtë. I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu. Për çfarë?!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here