Basha i vendosur: Nga nesër nisin vendimet e mëdha

Politikë

Duke filluar nga nesër partitë opozitare në vend do të nisin një aksion të përbashkët kundër krimit dhe lidhjeve të tyre me politikën.

Këtë e ka njoftuar ditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha pas publikimit të dosjes me 416 faqe për përgjimin e Habilajve. Duke bërë përgjegjës për situatën kryeministrin Edi Rama, ai tha se tashmë po vjen ora e vendimeve të mëdha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha tha se të gjitha partitë e spektrit opozitar do t’i bashkohen kësaj tryeze të përbashkët që synon një aksion për të luftuar krimin.

“Nesër PD do të thërrasë në një tryezë me të gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e të vërtetës”, tha Basha.

Basha tha gjithashtu se përgjimet janë fakte tronditëse për gjithë shqiptarët, por shtoi se në të njëjtën kohë janë edhe prova se si Edi Rama ka blerë votën më 25 qershor.

ME TE LEXUARAT