Droga në Babicë, "arrest me burg" ndaj dy anëtarëve të bandës së Habilajve

Aktualitet

Dy të arrestuarit në Shqipëri për llogari të dosjes “Habilaj”, Nezar Seiti dhe Armando Koçerri, kanë dalë sot përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda ku janë njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Armand Koçerrin, ndërsa 20 ditë burgim për Nezar Seitin, të cilësuar si anëtarë të bandës së Habilajve që vepronte në Babicë të Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me kërkesë të Prokurorisë, Koçerri u la në burg në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Në banesën e Armand Koçerrit në Babicë tre ditë më parë u gjet pothuajse 4 ton marijuanë, e cila ishte bërë gati për t’u trafikuar. Hetuesit thonë se droga i përket bandës së Habilajve.

Ndërkohë, ndaj Nezar Seitit u dha masa e sigurisë 20 ditë burg. Ai ishte në shpallur në kërkim si pjesë e dosjes hetimore të Habiljave dhe u kap dy ditë më parë. Ndërsa në kërkim vijon të mbetet Florian Habilaj i njohur me pseudonimin “Lolo”, i cili është vëllai i Moisi Habilajt i arrestuar në Itali.

ME TE LEXUARAT