Arresti për Tahirin, avokatja Bozheku: Prokurorët sjellje amatoreske në Këshillin e Mandateve

Aktualitet

Ndërsa në Këshillin e Mandateve përfaqësuesit e Prokurorisë të Krimeve të Rënda janë sforcuar për të mbështetur kërkesën e tyre për heqjen e imunitetit të Sajmir Tahirit, avokatja Enida Bozheku analizon atë që ka ndodhur deri më tani.

Avokatja Bozheku thotë se performaca e 3 prokurorëve përballë Këshillit të mandateve lë për të dëshiruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Analiza e plotë:

Prokuroria dergon kerkese te motivuar dhe detajuar me interpretim pertej çdo dyshimi te arsyeshem. Prokuroria kur kerkon autorizim per heqje mandati duhet te faktoj te dhenat probatore me rrethana te tilla qe formojne dyshimin e arsyeshem (jo provat sic eshte perkthyer gabim nga italishtja neni 228 K.pr.p. i ndryshuar).

Prokuroria i pergjigjet me interpretim te lidhjes shkakesore pertej cdo dyshimi te dhenave faktuale te mbledhura.

Komisioni i mandateve, ne analogji interpretimi ne kete faze shndrrrohet ne organe gjykues/vlersues - pra, ka kompetence qe te sqaroj çdo detaj dhe te dhene dyshimi, qe prokuroria ofron mbi fakte probatore. Kjo, pasi flitet per nje deputet te zgjedhur nga populli. Neni 288 k.pr.p., pika 2, pjesa e fundit lexon: "Kerkesa per autorizim kur ploteson kushtet .... shoqerohet me provat qe mbeshtesin kerkesen".

- Prokuroria ne rast se ka prova te tjera qe perbejne sekret hetimore - dhe seanca e auditimit autorizues eshte publike - i kerkojne kryetarit te komisjonit te mbyll seancen publike per pjesen e sekretit hetimore dhe ta vazhdojne ate me dyer te mbyllura deri ne ezaurimin e kesaj pjese probatore.

- Prokuroria nuk mund kurre te deklaroj qe:

- Faktet jane marre nga gazetat;

- Ne nuk kemi patur kurre te hapur ndonje hetim penal karshi Tahirit;

- Ne jemi bazuar ke vendimi i dhenies se mases se sigurise nga gjykata italiane - gjykatesia e hetimeve paraprake;

- Nuk ka nga Italia asnje kerkese zyrtare qe te kerkoj ekstradimin e Tahirit. Letrat e porosise jane derguar nga Prokuroret tane - gjykates se Catanias qe te: marrin prova!

Gjykata Italiane, me interpretim faktual nga cfare deklarojne prokuroret, ne leter porosine e mberritur me date 19.10 eshte pergjigjur qe nuk ka hetim ne ngarkim ndaj Tahirit.

Ne vendimin e mases se sigurise italiane lexohet qe (shih foton me poshte, pjese nga vendimi italisht). Si pasoj prokuroria duhej te ish pergatitur mire per kete faze.

ME TE LEXUARAT