Vendimi për ish- ministrin/ Avokati i Tahirit kërkon kohë, Ruçi pranon

Aktualitet

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit do të vendosë sot se çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi për një kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme, në këtë mbledhje do të dëgjohet kërkesa e Prokurorisë, mbrojtja e Tahirit dhe më pas dhjetë anëtarët e Këshillit, pesë nga maxhoranca dhe pesë nga opozita, do të hartojnë raportin për tia paraqitur seancës parlamentare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ora: 1640

Deputeti socialist në “Komisionin e Mandateve”, Bledi Çuçi ka mbështetur kërkesën e avokatit së Tahirit, për ti dhënë kohë palës së akuzuar për të përgatitur mbrojtjen.

Nasip Naço: Të dëgjojmë të dyja palët edhe organin e akuzës.

Ora 16:30

Avokati i ish-ministrit ka kërkuar afat tre ditor per te dorzuar faktet mbrojitese ndaj akuzave te prokurorise.

Avokati: Sot prokuroria ngriti pretendime shtesë kështu që ne dhuet ti integrojmë për këtë panel. Për këtë duam një afat të konsiderueshëm. Mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat prej 3 ditësh.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga përfaqësuesit e opozitës të cilët e kanë quajtur si një kohë për të përfituar Tahiri për prishjen e provave.

Alibej: Të jetë taktikë. Në qoftë se jeni për ta shtyrë kjo nuk i bën nder ju dhe klientit tuaj. Ky afat kërkohet për të përfituat kohë për të prishur provat.

ORE PAS ORE

Ora 15: 45

Në momentin që Prokurori po paraqet materialet sekrete kundër ish-ministri Tahiri, mësohet se ky i fundit ndodhet te mbledhja e Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve.

Ora 15: 15

Rifillon mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit. Mbledhja po vazhdon pa praninë e mediave. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të Prokurorisë.

Prokuroria do të paraqesë materiale konfidenciale për Saimir Tahirin.

Ndërsa Këshilli do të vendosë për imunitetin e ish-ministrit Tahiri.

Ora 14:15

Pas tre oresh seance pyetje pergjigje mes deputeteve dhe prokuroreve dhe me pas mes Sajmir Tahirit dhe prokuroreve, kreu i Keshillit te Rregullores, Gramoz Ruci ka kerkuar 10 minuta pushim dhe me pas vijimin e seances pa pranine e mediave ne menyre qe Prokuroria e Krimeve te Renda te nxjerre provat.

Sipas Rucit seanca do te rinise pa pranine e mediave, pasi sic thane edhe Prokuroret, ka te dhena sekrete qe nuk mund te dalin ne publik.

Nderkohe, pak para se te mbyllej mbledhja, deputeti Sajmir Tahiri u largua salla.

Ora 11: 30

Ruçi: Duhet të mendojmë se në përputhje me Kushtetutën është kërkesa, qartë?

Manja: Opinioni është i interesuar të dijë faktet dhe rrethanat që parashtron Prokuroria dhe provat që e mbështesin këtë kërkesë, për ato që i klasifikon sekretet, është në të drejtën e Prokurorisë që ato prova sekretet mund ti administrojnë vetëm deputetët e këshillit të Mandateve, por duhet të jemi të hapur, se pse Prokuroria e kërkon arrestimin, nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut, kërkojmë të vazhdojë seanca.

Ruçi: Atëherë kemi pika të përbashkëta, në fund, për materialet sekrete ia adresoni vetëm anëtarëve të Këshillit, jeni dakord kështu?

Prokurori: Mendoj se kjo seanca nuk ka asnjë arsye pse të zhvillohet në praninë e mediave, ne kemi shkuar përtej saj, kemi përgatitur deklaratat për ruajtjen e sekretit, këtu kemi emra personash që nuk duhet të bëhen publike, edhe nëse i referohemi si thanë dy deputetët që konsiderohet sikur jemi në një fazë që e barazojnë me gjykatën, na ndodh që edhe gjykata i bën seancat me dyer të mbyllura, nuk kemi pse ndajmë me publikun materiale të rezervuara. Ne duam seancë me dyer të mbyllura.

Halimi: Është hera e katërt në dy vitet e fundit që kërkohet arrestimi i një deputeti, por është hera e parë që e ka kërkuar Krimet e Rënda, SPAK-u i nesërm. Në mos gaboj edhe te Frroku, apo Prenga kanë kërkuar të bëhej debati me dyer të mbyllura, në momente të caktuara është bërë kështu.

Hysi: Përveç ca kemi parë në media, emra mbiemra a keni provat të tjera, jam dakord që seanca të jetë e hapur, kanë qenë zoti Basha, deputet ët tjerë dhe kemi vendosur mbledhje me dyer të hapura, duam gjykim në përputhje me ligjet, njerëzit duan të dinë, në çfarë provash mbështet ky dyshim, nëse ka prova të tjera që kanë dalë, jemi të gatshëm të nënshkruajmë deklarata që dikush tjetër nuk do i nxjerrë ato prova.

Ora 11: 20

Prokuroria

Unë jam Besim Hajdarmataj, përfaqësojmë kërkesën nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Duke iu referuar dispozitave kushtetuese, duke i bashkëngjitur kërkesës që ka sekreti hetimor brenda i kërkojmë komisionit që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kemi ardhur me një kërkesë serioze kemi dokumentacion me vete, nuk kemi ardhur për shoë as mediatik dhe as politik, ndaj duam që gjithçka të bëhet në përputhje me rregullat dhe rregulloren e komisionit.

Ora 11:10

Tahiri: Përfaqësohen nga avokati Artan Hajdari në këtë seancë Artan Hajdari, kam disa kërkesa paraprake para se të fillojë ky shqyrtim, standarde procedurale.

Ruçi: Kur t’u vijë radha për të folur do parashtroni gjithë kërkesat tuaja.

Avokati: Janë procedurale.

Ruçi: E ka radhën prokuroria, do parashtrojmë kërkesa nuk e di, do e nisë me kërkesën e prokurorisë Cuci: Ëhstë normale për kërkesat paraprake, jo vetëm të avokatit por edhe nga prokuroria, është krejt normale, unë mendoj që duhet t’u japim të drejtë palëve.

Alibeaj: Nuk jemi gjykata, as prokuroria, jemi këshilli për mandatet dhe rregulloren, bibla është rregullorja dhe sipas rregullores rregulli është ai që tha kryetari. Kjo ehte rruga më e hijshme dhe më e mirë, të nisim një orë e më parë, boll kohë i është lënë palës mbrojtëse për të prishur provat dhe punën. Kërkesa e Prokurorisë në një pjesë të caktuar të jetë e mbyllur, ose në fund të mund të diskutojmë për materialet sekrete.

Ruçi: Do procedojmë sipas precedentëve parlamentarë.

Ora 11:05

Nis mbledhja e Keshillit. Sajmir Tahiri perfaqesohet nga avokati Artan Hajdari.

Ora 10:55

Sajmir Tahiri futet ne seline edhe kryesise se Kuvendit. “Nuk prisni dot edhe pese minuta”, iu drejtua Tahiri gazetareve. Nderkohe, dhjetra qytetare jane mbledhur para kryesise ku e kane pritur ate me brohoritje.

Ora 10:50

Deputeti i LSI-se, Nasip Naco deklaroi se vota e tij ne Keshill nuk do te jete mburoje, por do ti hape rruge organeve te Drejtesise, cka do te thote se do te votoje pro arrestimit.

Ora 10:48

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci perfundon takimin me kryeministrin Rama ne zyren e ketij te fundit dhe vjen ne kryesine e Kuvendit.

Ora 10:30

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dalë nga shtëpia në orën 10:35 për tiu drejtuar në kryesinë e Kuvendit, ku në orën 11:00 do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij.

Ndërkohë, para mbledhjes së Këshillit të Rregullores, deputetët e PS-së anëtarë të këtij këshilli, po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama.

 

ME TE LEXUARAT