‘’Godet’’ koleget, Aurela Gaçe: Nuk këndoj me b**, jap shpirtin në skenë

Kliko per me shume info

Një intervistë ka ardhur nga Aurela Gaçe, duke folur hapur për jetën e saj personale, për karrierën e saj muzikore për marrëdhënien me dy vajzat njëra 6 vjece dhe tjetra 10 muajsh, dhe marrëdhënien me bashkëshortin.

E ftuar në emisionin “Chic” në ‘News24’ të moderatores Fjodora Fjora këngëtarja aq e dashur për publikun në fillim të imtervistës ka folur për vajzat e saj dhe sa e përkushtuar është.

Kliko per me shume info

Pyetjes së gazetares së sa e vështirë është jeta e një artiste që duhet të kujdeset dhe për dy vajzat e saj Aurela i është përgjigjur.
“Do të gënjeja nëse do të thosha që nuk është e vështirë por kam shumë ndihmë, kam prindërit e të dyja palëve si nga ime ashtu edhe nga ana e Skerdit, kam edhe ndihmë në shtëpi. Por edhe unë mundohem shumë që të jem prezente në rritjen e fëmijëve. Por në të njëjtën kohë duke punuar unë jap edhe fëmijëve një lloj pasqyrimi se si bëhet kjo gjë”- ka thënë këngëtarja.
“Edhe nëse nuk jam në prova unë jam e angazhuar edhe në shtëpi, mesoj dicka të re ose punoj me zërin përditë dhe këtë fëmija im e shikon. Vajzën e madhe e marr shpesh në palestër që ta shohë dhe atë gjë. I them shpësh që mami stërvitet për të qenë e fortë, për ty për motrën. Kështu që kur të rritët do të ketë këtë lloj imazhi në kokë ashtu sic unë kam parë nga prindërit e mi. Kam parë punë prej tyre, ndershmëri, kam parë të qenurit e dretjpërdrejtë nga ana a tyre, domethënë disa gjëra ngjizen me ty”- ka vazhduar këngëtarja.
Aurela është kthyer në skenë vetëm 2 muaj pas lindjes. “Gënjën kush thotë që nuk ka nevojë të punojë, gënjen kush thotë që ka aq shumë para sa (vetëm nqs merret me ndonjë gjë tjetër), është e pamundur të notosh në para, derisa ti jeton në këtë vend sepse do hash, do vishesh etj. Gjithashtu edhe këngët që sheh publiku ato kushtojnë shumë para për t’i realizuar, sidomos kur shkon tek profesionist kushton akoma më shumë. Kjo verë ka qenë e vetmja që nuk kam pushuar. Pushova mirë e mirë kur isha shtatzënë, sepse kam pasur edhe vështrësi kështu që pushova goxha rreth 1 vit”- ”- ka thënë Aurela.
Pyetjes së gazetares se tani për tani nuk ka planë të tjera apo do të bëjë ndonjë djalë Aurela ia ka kthyer me të qeshur se tani për tani nuk ka plane.
“Asnjëherë nuk i dihet por do shumë këllqe, të marrësh guximin për të bërë një fëmijë të tretë ndërkohë edhe të jesh në skenë si dua unë jo si duhet , gjithsecili vendos standartin e vet. P.sh 20 minuta para se të hipi në skenë unë stërvitem edhe pas skene sepse nuk është e thënë të stërvitesh vetëm në palestër”- ka thënë këngëtarja.
“Bëj ushtrimet diafragmës, sepse aty do të mbaj notat. Fatmirësisht këndoj me zë po të kisha kënduar me ndonjë gjë tjetër nuk do të më duheshin gjithë këto gjëra”- thotë këngëtarja duke qeshur.
Unë e kam fituar zemrën e publikun në këtë mënyrë, gjithkush ka shijet e tij sheh atë që i pëlqen të shohë. Unë nuk dua të ndryshoj më pëlqen vetja kështu siç jam madje një taksist më tha se nuk e kam ndryshuar të folurën. Më është zbutur pak por po të dua mund të flas dhe ndryshe, por nuk jam unë. Më mirë të kem 10 veta që më pëlqejnë se sa turma, kjo s’më pëlqen, gjithmonë kam dashur të jem veç”- shtoi më tej këngëtarja.
Pyetjes së gazetares se disiplina është rregulli kryesor që dominon jetën e saj Aurela është përgjigjur se duhet të kesh parasysh veten sikur je një sportist. ‘Ia them edhe këngëtarëve të rinj që punojnë me mua i them zëre se je një sportist, jo do dal në televizion e jam një këngëtar, jo këngëtari është një sportist. Po ashtu si ai që para se të hyjë në fushë duhet të stërvitet po ashtu edhe këngëtari ka nevojë për stërvitje, duhet shumë punë para se të arrish te 3 minuta këngë në skenë.
Këngëtarja e njohur gjatë 3 muajve nxori 3 këngë dhe kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme për këngëtaren por Aurela nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka deklaruar se ka edhe këngë të reja.
“Kam shumë këngë të tjera në sirtar por ç’të bëj më parë. Ka momente që dua të fle gjumë por nuk mundem nuk gjej kohë për gjumë. Gjithë jetën unë kam kënduar natën kështu që edhe kur jam në shtëpi fle nga ora 2 apo 3 e natës”- thotë Aurela.
Çdo të premte dhe të shtunë Aurela këndon live “The Musical Shoë ” së bashku me grupin e saj të këngëtarëve Valon Shehu, Gerta Mahmutaj, Aldo Bardhi, Xheisara, Melissa, Krenari. Në grupin e saj Aurela ka treguar se ka edhe këngëtarë të rinj. “Unë doja të kisha në grup të rinj fare, të cilët të zbulonin dhe veten e tyre dhe publiku të shihte diçka që se ka parë në televizor.
Aurela duke qeshur ka thënë se do të këndojë deri kur të jetë 60 vjeçe. “Në Kosovë është Sabri Fejzullahu, i cili po shkon 75 vjeç dhe këndon ende. Unë nuk mendoj sot për sot, çdo lëvizje që kam bërë në muzikë e kam menduar se jam vet ajo natyrë. Psh po më erdhi të hipi në maj të tavolinës e të kërcej dhe të them që jeta është e shkurtër e bëj këtë në një 3 minutësh kur këndoj se nuk i dihet ca të ndodh më pas. Prandaj i bëj këngët e gëzueshme, luaj me anën emocionale. Prandaj dhe skenarin e ndërtoj në këtë mënyrë”- ka thënë Aurela.
Pyetjes së gazetares se çfarë ndodh me atë ditën e hënë pushim ajo i përgjigjet se atë ditë nuk do të flasë më asnjë do vetëm të pushojë. “I them të më shkruajnë sepse dua të pushoj s’dua të flas , dua të fle gjumë, të rri më vajzat, t’ua kushtoj atyre pastaj të martën rinis çdo gjë nga e para. Të dielën psh më hahet shumë sidomos nga lodhja. Tërë ditën në frigorifer e mbaj kokën. Kur më hahet diçka e ha nuk jam si ato vajzat që numëroj kaloritë. Një jetë kam. Unë e djeg atë që ha edhe kur më pihet një gotë verë e pi. Pastaj kur është puna për rregull e mbaj”- përfundon këngëtarja.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here