Atentati në Lushnje, nipi Aldo Bares shpëtoi për pak

Aktualitet

Bujar Turku po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Perroit.

Gjurmët e gjakut akoma duken dhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme.

Aty ku pasditen e së merkures ishin shtrirë të vrarë trupat e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, janë vendosur lule.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoku i tyre Marius Xhepexhiu ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta në kafe ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e parë për tu vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve.

Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet që u largua nga tavolina 10 minuta para se te ndodhte masakra.

Zamiri Latifi thirri: Çuna na vranë! Të gjithë u ngritën nga karriget por pa shpëtim. Njeri nga autorët që sipas policise dyshohet te jete Laert Haxhiu doli jashtë Benz-it dhe qellonte me bresheri kallashi. Autori i dytë Orges Bilbili gjuante nga brenda makinës.

Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhes 7 plumba. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhen dhe 41 gëzhoja.

Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.

Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe mjeti i autorëve u largua me shpejtesi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.

Dy policë të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idene për të shpëtuar gjurmë.

Hetuesut besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autoret demostruan egërsi, kishin për qellim ti vrisnin të gjithë. Ishin të stervitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për pastrim territori. Por janë ekspertët ata që do të percaktojnë; a ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh, apo luftë për territor e para. /ABC NEËS

 

ME TE LEXUARAT