Asteroidi shumë pranë tokës, flasin shekncëtarët

Kliko per me shume info

Pranë tokës është afruar një asteroid me përmasat e një shtëpie. Sipas shkencëtarëve, ky asteroid është në një distancë prej 42 mijë km, që do të thotë brenda orbitës së hënës dhe pak mbi lartësinë e satelitëve të komunikimit.

Nuk ka asnjë rrezik përplasjeje, siç shpjegojnë shkencëtarët e NASA-s, por episodi do t’i ndihmojë ata të testojnë sistemin e paralajmërimit nga asteroidët. Një rrjet global teleskopësh do ta monitorojë afrimin e objektit të konsideruar mjaft interesant.

Kliko per me shume info

“Ne do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të praktikuar sistemin që vëzhgon këta trupa qiellorë për të kuptuar veçoritë e tij karakteristike e për të llogaritur sa mund të afrohet. Na duhet të dimë në rast se ndonjë ditë vjen ndonjë asteroid që mund të godasë vërtetë”, tha Paul Chodas.

I ashtuquajturi 2012 TC4, u pikas për herë të parë në 2012-tën. Përmasat e tij janë diku tek 15 me 30 metra, çka e bën relativisht të vogël, por dhe gurët hapësinore mund të bëhen mjaft të rrezikshëm nëse arrijnë të bien në Tokë.

Kur një asteroid 20 metra i gjerë u rrëzua në Chelyabinsk të Rusisë në 2013-tën, ai u përplas në atmosferë me një energji të barazvlefshme me 500 mijë ton tritol, duke shkaktuar valë të fuqishme që dëmtoi banesa e plagosi mbi 1 mijë persona. Pika më e afërt e TC4-trës me Tokën do të jetë mbi Antarktidë.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here