Arrestohet në Durrës shqiptari i shumëkërkuar në Itali, EMRI

Kliko per me shume info

Policia e Durrësit vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Atje eshte arrestuar një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet e Rënda dhe Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës arrestuan  shtetasin Durim Keçi, i dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg.

Kliko per me shume info

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Durim Keçi 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës.

Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale” Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”,
“Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here