Arrestimet në Itali/ Moisi Habilaj kushuriri i Saimir Tahirit, çfarë thoshte për të para dy vitesh ish- ministri (Video)

Aktualitet

Lajmi i mediave italiane për shkatërrimin e një bande italo-shqiptare ka trazuar edhe politikën shqiptare.

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i LSI Endrit Braimllari kanë reaguar deri më tani për heshtjen nga ana e palës shqiptare për operacionin në Itali, i cili ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të quajtur Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit sipas Bashës, “është personi që lëvizte në makinën e ish- minsitrit Tahiri të denoncuar edhe më herët nga opozita”.

Por cfarë thoshte Saimir Tahiri kur ishte ministër për këtë? “Nëse janë trafikantë, do kërkoj falje publike”, thuhej ndër të tjera në intervistën e Saimir Tahirit në 2015-ën te ‘Top Story’…

http://www.dailymotion.com/video/x64tokb#tab_embed

ME TE LEXUARAT