Akuzohet se transportonte duhan kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi akuzohet se transportonte duhan kontrabandë.

Mësohet se në rrugën Lezhë-Milot, u konstatua një mjet fugon tip ‘Benz’, në të cilin kishin 700 kg duhan të grirë. Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për Erzen Halihakajn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 19.10.2017, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë – Milot, u konstatua një mjet fugon tip Benz ku brenda tij kishte 700 kg duhan të grirë, i paketur gati për shitje.

Në lidhje me këtë, u arrestua në flagrancë poseduesi i tyre, pasi nuk dispononte asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli, konkretisht shtetasi:

– Erzen Halihakaj, 34 vjeç, banues në Malësi e Madhe – Shkodër.

Veprat penale në ngarkim të tij “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë ” parashikuar nga nenet 172, 178, 180 dhe 288/a të Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT