Akuzat për Tahirin, Ngjela: Do ta shikojmë nëse Rama është i përfshirë

Politikë

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, i pyetur pas shpërthimit të akuzave në mediat italiane ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, thekon se ky është “domein” amerikan.

Po ashtu, Ngjela ka hedhur dyshime, nëse kjo furtunë do të shkojë deri të kryeministri Edi Rama, apo do të ngelet tek Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përgjimet janë në dorë të Uashingtonit. Po të jetë aq e thjeshtë sa mendon ministri, unë nuk besoj. Ky është domein amerikan. Thoni kryeministrit të mos lëvizi. Kështu ka ndodhur edhe në Itali.

Ka precedentë në politikën e madhe. A është viktimë, a është përgjim i vërtetë? Xhafaj ka deklaruar që Policia ka qenë e implikuar në kanabis. Ministri i kësaj qeveri e ka thënë kështu.

Tahirin ky e ka spostuar nga qeveria pa thënë pse. Të gjitha këto krijojnë dyshime. Politikisht është kjo; e kanë me Tahirin apo me kryeministrin do ta shikojmë!”, -Ngjela.

ME TE LEXUARAT