U revoltua nga pyetja e tij, aktori qëllon në fytyrë gazetarin (Video)

Aktori i mirënjohur Eduardo Yanez është bërë protagonist i një ngjarjeje të shëmtuar.

Teksa po jepte një intervistë, Eduardo ka humbur kontrollin dhe ka goditur me shuplakë gazetarin. Shkak për këtë është bërë insistimi i gazetarit për të mësuar diçka më shumë në lidhje me aksidentin e djalit të aktorit dhe arsyen se përse ai kërkoi para online dhe nuk iu drejtua babait të tij.

Kliko per me shume info

Kjo gjë e ka acaruar 57-vjeçarin dhe pavarësisht se po përpiqej të mbante veten në kontroll nuk ia doli mbanë nga fundi i intervistës.
Gazetari: Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?
Aktori: Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të
Gazetari: Kjo është puna ime
Aktori: Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s’u interesojnë fare
Pas insistimit të gazetarit për të marrë një përgjigje, Eduardo e godet. Mësohet se gazetari do të ngrejë një padi ndaj aktorit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here