Aksident tragjik në Lezhë, motorri bie nga ura në lumë, një i vdekur, shpëtohet 16-vjecarja

Aktualitet

Nje person humbi jeten dhe nje tjeter u plagos ne nje aksident te ndodhur ne Gjader te Lezhes. Policia informoi se me datë 26.07.2017, rreth orës 17:40 , është marrë njoftim se në fshatin Gjadër, në rrugën rurale Gjadër - Zojs, te Vendi i quajtur 'Ura e Gjadrit', një ciklomotorr ka rënë në lumin Gjadër.

Sipas burimeve zyrtare, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi V.L. 70 vjeç, banues në Krajen - Lezhë, duke udhëtuar me një ciklomotorr, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Gjader.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkë me shtetasin V.L. , në ciklomotorr, ka qenë edhe mbesa e tij, shtetasja R.P. 16 vjeçe, e cila është nxjerrë menjëherë nga lumi, dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet policore, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikse dhe banorët e fshatit, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit V.L. rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT