Aksident i rëndë në Tiranë, kamioni shtyp për vdekje kalimtaren

Aktualitet

ambulanca14Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë.

Një kalimtare që raportohet të jetë 72 vjece, ka humbur jetën pasi është përplasur me një kamion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, pranë ambasadës amerikane.

Dëshmitarë në vendngjarje thonë se gruaja po përpiqej të kalonte rrugën ndërsa është përplasur për vdekje nga drejtuesi i mjetit dhe ka përfunduar në rrotat e kamionit.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit.

Të dhënat e para nga policia tregojnë se viktima është Gora Gjermeni, nga Lushnja me banim në Tiranë.

Gjermeni banonte pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ende nuk bëhet e ditur dinamika e ngjarjes, por mësohet se në vendngjarje policia po vijon hetimet dhe ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, Gentian Bona nga Iba  e Tiranës.

ME TE LEXUARAT